Arrestohen dy kumanovarë, vodhën karburant nga rezervuaret e veturave të parkuara

Dje rreth orës 21.00, në Hanet e Mavrovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë – Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat D.S.(52) dhe S.M.(55), të dy nga Kumanova.

Ata u gjetën deri sa nga dy automjete të parkuara në një parking të Ndërmarjes publike në të cilën ishin të punësuar, me zorrë prej gome kanë nxjerrë, gjegjësishtë kanë vjedhur karburant nga rezervuaret.

Gjatë privimit nga liria, tek ata u gjetën dhe u konfiskuar, 7 kazona plastike me karburant dhe dy zorrë gome.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatiten parashtresat
përkatëse.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share