Mickoski tha se preferon koalicion me VLEN-in, reagon Taravari: VMRO ka kuptuar peshën e votave shqiptare!

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoskit i cili e ka përgëzuar kandidatin e VLEN-it për garën presidenciale, duke e lënë të hapur opsionin për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve parlamentare.

Mickoski ka deklaruar për MIA-n se preferon për partnerë të koalicionit opozitën shqiptare.

Taravari shkruan se Mickoski e ka kuptuar peshën e votave shqiptare, mirëpo siç thotë ai, ata nuk do të lëkunden nga orientimi pro-perëndimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Reagimi i plotë:

“Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë.

Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve.

Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor.

Ne si VLEN jemi më të bashkuar se kurrë. Vota jonë është shumica e votës shqiptare. Mandatet tona shkojnë për deputetë shqiptarë. Sepse ne i mbrojmë e i përparojmë shqiptarët, nuk i shesim e nuk i blejmë!”, ka shkruar #ArbenTaravari.

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share