Kryeministri Mickoski dhe Kryetari I SASHK-ut, Jakim Nedelkov, janë dakorduar që të rriten për 5% pagat e mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm. Rritja nis këtë muaj, kurse pagesa do të bëhet në nëntor.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Nga Tetori deri në Shkurt 2025 mësimdhënësit do të marrin 5%, kurse në mars 2025 7% të reja, më pas në mars 2026 rritje të pagave për 7.5% dhe 10%, më tej në mars 2027 për 10%, kurse në vitin 2028 midis 10 dhe 12%”
Kreu I SASHK-ut, Jakim Nedelkov, shprehu kënaqësi për marrëveshjen duke potencuar se qëllimi është që mësimdhënësit dhe profesorët të marrin paga sipas nivelit mbi pagën mesatare në vend.
JAKIM NEDELKOV – KRYETAR I SASHK-ut
“Kënaqësia është më e madhe për shkak se u dakorduam për rritje të vazhdueshme të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm në periudhë prej 4 viteve. Është një sukses I negociatave, në dialogun social dhe partneritetin dhe dëshmi se me respektim të ndërsjelltë mund të arrihet tek zgjidhjet e pranueshme”
I pyetur se ku janë gjetur paratë për rritje të pagave, kur gjatë gjithë kohës thuhej se nuk ka mjete, Kryeministri Mickoski u përgjigj se paratë janë gjetur nga pagesa në rritje nga ana e Doganës dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike duke u zotuar se do të ketë edhe rritje ekonomike gjatë periudhës së ardhshme.
Ndryshe, takimi Mickoski – Nedelkov erdhi pas SASHK-u paralajmëroi se nuk heq dorë nga rritja e pagave për mësimdhënësit, kurse kohë më parë Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, paralajmëroi se është rritur buxheti për Arsimin në vitin 2025 dhe se së shpejti do të ketë marrëveshje me SASHK-un për paga më të parta për mësimdhënësit. /tvklan.mk