Ministri Shaqiri: Nxënësit shqiptar do të mësojnë në gjimnazin e Velesit!

INSPEKTORATI: ÇËSHTJA S`KA TË BËJË ME HAPJEN E PARALELES, POR ME REGJISTRIMIN E NXËNËSVE

Fëmijët e shqiptar të Velesit janë të njëjtë siç janë edhe fëmijët e Tetovës, Gostivarit,  Strumicës apo Gjevgjelisë dhe Komuna e Velesit e ka obligim ligjor të siguroj të drejtën e arsimit në gjuhën amtare – thotë për Klan Maqedoni, Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri dhe pret që nesër të zgjidhet ky problem dhe nxënësit shqiptarë të mësojnë në atë gjimnaz.

Nga 16 nxënësit që nuk i arritën piket për regjistrim në afatin e parë vetëm 4 prej tyre nuk janë me mbi 50 pikë, por sipas ministrit Shaqirit edhe për këto 4 nxënës ka zgjidhje pasi mund të regjistrohen në shkollën profesionale ekonomike.

“E kanë obligim dhe detyrim që të gjithë fëmijët t’i regjistrojnë brenda territorit të Velesit, e kanë obligim dhe detyrim që të gjithë ato fëmijë të mësojnë në gjuhën amtare, dhe unë pres që edhe sot edhe nesër që kanë vendosur që për arsye të mënyrës dhe cilësisë në aspektin e gjimnazit që ti pranojnë fëmijët që janë mbi 50 pikë ti pranojnë në po të njëjtën paralele të cilën kanë marr aprovim paraprak për pranim por vetëm e kanë diskutuar ti pranojnë dhe pres nesër definitivisht të thirren prindit dhe sa më shpejte të fillojnë në atë gjimnaz”, theksoi Jeton Shaqiri.

Në gjimnazin e Velesit dje ishin edhe nga Inspektoratit i Arsimit. Drejtori i Inspektoratit, për Klan Maqedoni, siguroi se të gjithë nxënësit do të fillojnë procesin arsimor në afat shumë të shkurtë.

“Këtu nuk ka të bëjë për hapje paralelesh, hapja e paraleleve u bë në muajin e pestë nga Ministria e Arsimit, çështja ka të bëje vetëm me regjistrimin e nxënësve në ato paralele dhe behët fjalë për disa nxënës që kanë qenë me sukses më të dobët  dhe ky problem është tejkaluar bashkë me ministrinë e arsimit dhe kryetarin e komunës dhe menaxhmentin e shkollës dhe do të ketë epilog ku presim një kërkesë nga shkolla e mesme Koco Racin deri tek ministria e Arsimit ku ato nxënës që janë mbi 50 pikë do të jenë të gjithë të pranuar ndërsa nxënësit që janë ndër 50 pikë do të shkojnë në shkollën e mesme ekonomike ku është aprovuar një paralele në bazë rregullat ivave ligjore nga MASH”, tha Halit Ferati.

Ndryshe, dje në shenjë proteste, nxënësit së bashku me prindërit shprehën revoltën e tyre dhe kërkesën që sa më shpejte të zgjidhet çështja e tyre dhe të fillojnë procesin arsimor në Gjimnazin Koço Racin në Veles./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share