Shkup: MPB me kallëzim penal ndaj një kryetari të një komune!

SIPAS MPB-SË ËSHTË DËMTUAR BUXHETI NË VLERË PREJ 2,4 MILIONË EURO

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është ngritur kallëzim penal në Prokurori kundër një kryetari të një komune të Shkupit dhe pesë personave të punësuar në Sektorin e Urbanizmit dhe një personi juridik nga Shkupi, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”.

Nga MPB njoftojnë se kallzimi penal është ngritur për të punësuarit në Komunën e Karposhit, në krye me Stevço Jakimovskin. Sipas MPB-së, personit juridik të paraqitur i kanë mundësuar që t’i regjistrojë objektet gjoja pa leje, në hapësirë të përgjithshme prej rreth 4.000 metra katrorë. Me këtë, është dëmtuar buxheti në vlerë prej 2,4 milionë euro.

Në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe Ligjin për Konstatimin e Statusit Juridik të objekteve pa leje, kanë konstatuar se gjoja objektet për sport dhe rekreacion – fushë tenisi i plotësojnë kushtet për legalizim, edhe pse objektet e tilla janë të përkohshme dhe nuk mund të legalizohen. Pas kësaj, bashkë me kryetarin e paraqitur kanë nënshkruar pëlqim urbanistik, ndërkaq pas pagesës së tatimit përkatës të pronës, kanë përgatitur dhe nënshkruar vendim për konstatimin e statusit juridik të objektit pa leje”, njoftojnë nga MPB.

Ka reaguar komuna e Karposhit duke e cilësuar si tendencioze dhe qëllimkeqe kallëzimin penal. Sektori i Urbanizmit dhe ai juridik i kësaj komune kallëzimin e cilëson si të motivuar politikisht.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share