Kaosi me ndërmarjet komunale/ Përplasje mes kryeministrit dhe Qytetit të Shkupit

Institucionet që i takojnë Qytetit të Shkupit të bëjnë punën për të cilën paguhen dhe të punojnë në interes të qytetarëve në kryeqytet, kështu deklaroi dje Kryeministri Hristian Mickoski.

Ai shtoi se nëse brenda një jave nuk do të ketë përmisime, Qeveria do të shqyrtojë mundësitë e heqjes së ingerencat Qytetit të Shkupit.

“Unë këtë çështje do ta ngre në seancën e ardhshme dhe do t’u bëj thirrje autoriteteve të “Higjienës Komunale” në qytetin e Shkupit që të punojnë për atë që paguhen, për atë që paguajnë qytetarët, sepse kjo që po ndodh sot në Shkup duket si  jo kryeqyteti i një vendi që është pjesë e Aleancës së NATO-s dhe një vend kandidat për anëtarësim në BE” – tha Mickoski, kryeministër.

Pas kësaj deklarate menjëherë kanë reaguar nga Qyteti i Shkupit ku potencojnë se mirëpresim njoftimin e Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe e inkurajojmë që sa më shpejt të marrë përgjegjësi për kushtet e trazuara në kryeqytet, të cilat ai i krijoi.

Në reagimin e plotë nga Qyteti i Shkupit thonë:

“Si fillim apelojmë kryeministri Mickovski që t’i bëjë të mençur këshilltarët nga VMRO-DPMNE në Këshillin e Qytetit të Shkupit të cilët për të tretin vitë radhazi me vetëdije dhe për pikë politike po pengojnë punën e ndërmarrjeve publike. Apelojmë te Mickoski që t’i bindë këshilltarët që të votojnë për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë, projekt që ai së bashku me kryetaren Arsovska ua premtuan shkupjanëve. Apelojmë deri te këshilltarët që sa më shpejt të votojnë programet e punës së ndërmarrjeve publike për të mos penguar efikasitetin e tyre, apelojmë që Mickoski të marrë përgjegjësi për bllokimin e vetëdijshëm të ndërmarrjeve. E inkurajojmë që të përpiqet dhe të marrë përgjegjësi për anëtarët e Bordit Drejtues dhe Mbikëqyrës në ndërmarrjet e Qytetit të Shkupit ku VMRO-DPMNE në pushtet përfaqësohet me mbi 90% të anëtarëve të bordeve” – thonë nga Qyteti i Shkupit.

 E gjithë kjo përpalsje vjen në këtë kohë kur kryeqyteti i Shkupit nuk po përballet vetëm me problemin e transportit publik por dhe shumë komuna në vend janë kthyer në deponi mbeturinash ku me javë të tëra mbeten të papastruara. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share