“Jam i tmerruar” – Gashi: Si ka mundësi, një politikan shqiptar ta dojë kthimin e Gruevskit me kalë të bardhë dhe terrorin për shqiptarët?

Afrim Gashi në Klan Debat shprehet i bindur për një takim mes eksponentëve shqiptarë të pushtetit me Nikolla Gruevskin në Budapest, për të negociuar rikthimin e këtij të fundit në vend.

“Jam i tmerruar. Si ka mundësi që dikush, një shqiptar me dasht me e kthy Gruevskin në Maqedoni? Si ka mundësi që një shqiptar të dojë të kthejë terrorin mbi shqiptarët? Si ka mundësi që një politikan shqiptar të dojë të kthejeë proceset e montuara, Sopoti, Monstra… Ata duan ta amnistojnë, duan ta kthejnë me kalë të bardhë”, tha mes tjerash Gashi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gashi shtoi se me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, pushteti ia mundësoi ish kryeministrit Gruevski që t’i vjetërsohen disa akuza. Sipas Gashit, shumica parlamentare e “kontrabandoi” ligjin për Kodin Penal me flamur evropian./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share