Vendi në përballje me zjarret! Edhe euroambasadori David Geer del në terren…

Ambasadori evropian Dejvid Gir, sot mori pjesë në konferencën e rregullt të mëngjesit të ekipeve të aviacionit kombëtar dhe të huaj dhe direkt në pistën e pjesës ushtarake të aeroportit u njoh me aktivitetet e shuarjes së zjarrit, informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

“Ambasadori evropian Gir dhe drejtori i QMK-së Stojançe Angellov nga ekuipazhet e helikopterëve dhe aeroplanëve të mbërritur përmes Mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile u njohën me performancën dhe patën mundësinë të shohin aeroplanët para se të nisnin me qëllimet e tyre të planifikuara për sot”, kumtoi QMK-ja.

Të gjitha forcat vendase dhe të huaja, edhe nga toka edhe nga ajri, siç thuhet në kumtesën, sipas kushteve optimale të teknikës dhe situatës në terren, po luftojnë me guxim dhe vendosmëri për shuarjen e zjarreve që kanë marrë hov në vendin tonë.

“Drejtori Angellov e falënderoi ambasadorin evropian Gir për mbështetjen nga Mekanizmi i BE-së për mbrojtje civile dhe praninë dhe mbështjen e tij personale në përpjekjet e përbashkëta të forcave kombëtare dhe ndërkombëtare, për mbrojtjen nga stuhia e zjarrit. Më pas Angellov i ka vizituar pilotët e aeroplanëve të DMSH-së”; theksojnë nga QMK-ja.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share