Qatip Osmani flet pas eliminimit të Struga Trim Lum nga Liga e Konferencës

Struga Trim Lum i dha fund rrugëtimit Europian që në raundin e dytë të UEFA Conferenc League pas disfatës 3-1 në ndeshjen kthyese kundër Pyunik në Jerevan. Pra rrugëtimi europiane I kampionëve të vendit tone përfundoi me dy humbje në e liminatoret ne Ligës së Kampionëve nga Sllovan Bratisllava 4-2 dhe 2-1 mbrëmshme, si dhe në raundin e dytë Konferencë Liga nga Pjunik 3-1 dhe 1-2, pra 3 humbje dhe 1 fitore ishte epilogu i rrugëtimit strugan në garat europiane në këtë edicion 2024/2025

Pas ndeshjes së mbrëmshme trajneri Qatip Osmani dha opinionin e tij

pas eliminimit nga garat e Ligës së Konferencës. Edhe pse ambiciet ishin shumë më të larta, këtë herë garat i mbyllëm që në raundin e dytë eliminatorë.

Fitorja 2:1 në ndeshjen e parë në Ohër, doli të jetë e pamjaftueshme për ekipin tonë, që ishte i pafat sonte në Jerevan, aty ku pësuam disfatë 3:1.

Golin e tretë skuadra kundërshtare e realizoi në minutën e 6-të, të “Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin e duhur. I lejuam shumë hapësira kundërshtarit për të na sulmuar para portës tonë, e ku si rezultat i morëm edhe dy golat. Me anë të Ibraimit arritëm të rikthehemi në fundin e pjesës së parë. Pjesa e dytë mund të them se ishte e barabartë, tentuam disa herë për të rrezikuar portën kundërshtare, po pa sukses. Në fund ndodhi ajo që ndodhi, pranuam edhe golin e tretë, që na eliminoi nga garat europiane.” – tha trajneri Qatip Osmani.

Ndeshja e sotme kundër Pyunik, ishte e 30-ta jubilare për trajnerin Osmani në garat europiane, ndërsa vlen të përmendet se Besart Ibraimi në katër ndeshjet e zhvilluara kundër Sllovan Bratislava dhe Pyunik ka realizuar 4 gola.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share