Atletikë: Elhame Zeqiri kampione në hedhjen e shtizës

Aldin Ademi i dytë hedhjen e shtizës, i treti në hedhjen e diskut

Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut, sot u mbajt “Kupa nacionale për disiplinat e hedhjes 2023” . Në këto gara kanë marr pjesë mbi 50 garues nga të gjitha klubet e atletikës anëtare të FAMV-së.

Dy garuesit e klubit të atletikës Studenti të Tetovë, Elhame Zeqiri dhe Aldin Ademi kanë shënuar rezultate të shkëlqyera.

Elhame Zeqiri në disiplinën hedhja e shtizës në kategorinë e seniorëve për vajza doli e para me rezultatin 19.59m, ndërsa Aldin Ademi në kategorinë e seniorëve doli i dytë me rezultatin 46.09 m. Aldin Ademi ka fituar medaljen e bronztë në disiplinën hedhja e diskut me rezultat 29,07 m.

“Jam tepër krenare që dola të shpallem më e mira në këtë discipline dhe premtoj se me punë do të arrije rezulatte edhe shumë të mira në nivel vendor dhe më gjerë” tha për KlanMacedonia, pas përfundimit të garave Elhame Zeqiri.

Dy garuesit e KS Studenti të Tetovës, në drejtimin e prof Dr. Bexhet Toçi premtojnë se janë duke punuar për të thyer rekordin e vendit këto disiplina.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share