Klubi i futbollit Shkëndija në kuadër të përgatitjeve pë garat në Konferencë Liga dhe kampionatin e ri 2024/2025, në ekip slell edhe freskime . Kështuqë pas Aleksandar Trumçi nga Superiorja Shqiptare dhe Daouda Bamba nga Bregu i Fildishtë, kuqezinjtë kanë angazuar mesfushorin 23 vjeçar Alhassan Adamu. nga Nigeria.
Mesfushorit defanziv Ibrahim Alhassan Adamu.Futbollisti 23 vjeçar nga Nigeria ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe ka firmosur kontratë 2 vjeçare me kuqezinjtë. Alhassan njeh mirë kampionatin tonë pasi bashkohet me Shkëndijën pas një sezoni me Gostivarin.
“Mënyra si ekipi më ka pritur mua më bën vërtet të ngazëllyer. Isha shumë i lumtur kur pashë ofertën e Shkëndijës, sepse unë e dij dhe e pëlqej stilin e ekipit, më pëlqen gjithçka rreth ekipit, mënyra si luajnë, duken shumë profesional dhe prandaj vendosa të jem pjesë e këtij klubi”, është shprehur Ibrahim Alhassan Adamu, pasi hodhi firmën e tij në kontratën me kuqezinjtë.
Ibrahim Alhassan Adamu sezonin e shkuar ishte ndër lojtarët më standard te Gostivari, derisa në kampionatin tonë erdhi pas përvojave në Turqi me Ankara Keçiörengücü, Menemenspor dhe Altay SK, derisa në vendin e lindjes së tij është paraqitur me skuadrën Kano Pillars. Më herët ka përfaqësuar Nigerinë me kombëtaren e moshave U20.
Ibrahim Alhassan Adamu-t të gjithë në KF Shkëndija i dëshirojmë mirëseardhje në familjen kuqezi, duke i uruar shumë suksese në periudhën që pason.
Ndryshe sot më fillim në orën 17:30, në stadiumin e qytetit në Tetovë do të zhvillohet ndeshja kontrolluese Shkëndija – Drita e Gjilanit. /tvklan.mk/