Austria ka fituar ndeshjen e grupit D në Euro 2024 me rezultatin 3-1 ndaj Polonisë. Trauner shënoi për Austrinë në minutën e 9-të, ndërsa Piatek barazoi shifrat në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë, Baumgartner dhe Arnautovic shënuan për kombëtaren austriake.
Me këtë fitore, Austria mban vendin e tretë me 3 pikë, po aq sa edhe Franca me Holandën.