Itali – Shqipëri, ky pritet të jetë formacioni i kuqezinjve dhe azzurve sonte

Sot nga ora 21:00 do të nisë ëndrra evropiane e Shqipërisë, që përballë do ta ketë Italinë.

Në stadiumin e Dortmundit, Signal Iduna Park pritet të jenë të pranishëm mbi 50 mijë tifozë shqiptarë, kurse pak më shumë se 10 mijë italianë.

Në konferencën e djeshme për media, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, tha se ende nuk ka vendosur për formacionin startues.

Por tashmë kanë dalë formacionet e mundshme të të dyja kombëtareve, që pritet të rreshtohen me 4-2-3-1.

Në portë tek Shqipëria pritet të jetë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Ismajli, Gjimshiti e Mitaj, ndërsa në mesfushë Asllani, Ramadani, Asani, Bajrami dhe Seferi, kurse sulmit kuqezi pritet t’i prijë Armando Broja.

Ndërsa te Italia në portë prite të jetë Donnarumma, në mbrojtje Di Lorenzo, Buongiorno, Bastoni dhe Dimarco, kurse në mesfushë Critante, Jorgihno, Frattesi, Pellegrini e Chiesa, ndërsa në sulm Scamacca.

Ndeshjen në mes Italisë dhe Shqipërisë mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe Artmotion.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share