Siguria në komunikacion, Angelovski: Për një vit 250 mijë gjoba, shumica për tejkalim të shpejtësisë

Në tre vitet e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën rreth 120 qytetar nga aksidentet të ndryshme në rrugë. Në të shumtën e rasteve është shpejtësia e vozitjes fajtori kryesor për këto jetë të humbura.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angelov, vetëm në një vit janë shqiptuar rreth 250 mijë gjoba ndaj qytetareve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.

“Statistikat e tre viteve të fundit tregojnë së kemi rreth 120 viktima dhe kemi trend të uljes së numrit por siç thanë edhe folësit edhe një viktimë është shumë dhe për këtë arsye duhet të punojmë vazhdimisht. 3:06 – Qytetari është kyç, nëse i respekton rregullat do të kontribuoj për sigurinë e bashkëqytetarëve në rrugë.” 3:24 – mesatarisht kemi 250 mijë dënime të shqiptuara në një vit dhe kjo tregon se sa intenzivisht punon MPB-ja por edhe sa nuk respektohen rregullat e komunikacionit”, tha Toni Angelov, zëdhënësi i MPB-së.
Sipas profesorit të fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujovski, shteti më i sigurt në Ballkan për siguri në trafikun rrugor është Kosova, ndërsa vendi ynë llogaritet në shtetet e fundit të Ballkanit perëndimor.

“Numrat llogariten në nivel mujor dhe shpallen për një vit, Maqedonia është diku nga fundi…Shtet më i sigurt në Ballkan është Kosova e cila ka më pak se 55, ndërsa ne kemi 60 në vitin 2020, në vitin 2021 kemi 65, në vitin 2022 kemi 63 që do të thotë se kjo është përqindja, ndërsa përqindja në Evropë është 40 të vdekur në një milion qytetarë në një vit”, deklaroi Nikolla Dujovski, profesor në Fakultetin për Siguri.

Faktorët kryesor për humbjen e jetës në komunikacion sipas Dujovskit, është faktori njëri ndërsa më pas janë edhe kushtet e rrugës dhe gjendja e automjetit.

Në konferencën e tretë ndërkombëtare për përmirësimin e sigurisë në komunikacionin rrugor morën pjesë rreth 150 ekspert të fushave të ndryshme të sigurisë së trafikut rrugor./Alsat/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share