Pal Dreshaj: Ky është një sukses historik për klubin e futbollit Deçiqi dhe sukses i shqiptarëve të Malit të Zi

Futbolli flet shqip edhe në Malin e Zi, pasi klubi i futbollit Deçiqi nga qyteti i Tuzit, një xhiro para  përfundimit të kampionatit  2023/2024  matematikisht kanë siguruar titullin kampion . “Ky është një sukses historik për klubin e  futbollit Deçiqi dhe sukses i shqiptarëve të Malit Zi . Unë  besoj se  ekipi ynë  me  dinjitet  do të përfaqësoj vendin në garat evropiane që organizohen nga UEFA” tha  presidenti klubit Pal Dreshaj pas suksesit historik të KF Deçiqi .

Ekipi I Deçiqit gjatë gjithë sezonit ka  dominuar duke dëshmuar futboll  cilësore  përkundër  faktit  se ndeshjet e veta  si vendas i ka zhvilluar jashtë Tuzit  shkaku I  rikonstrumit dhe adaptimit të stadiumit  vendas

Në ndeshjen e para fundit të kampionatit malazez,Deçiqi në transfertë mundi Sutjeskën në Nikshiq me rezultatin 1-0 me një gol të vetëm që e ka realizuar Darko Bozovic. Pra  ekipi  shqiptar nga mali I Zi   kë sukses historik do ta feston   para  tifozëve vendas në ndeshjen e fundit kampionale kundër Arsena Tivat.

Deçiqi    nga 35 ndeshje  të zhvilluara  deri më tani ka 19 fitore, 10 barazime dhe 6 disfata me  gol averazh 52-26 dhe 67 pikë të grumbulluara  apo 5 pikë më tepër se Buduqnosti i Podgoricës  që ka 61 pikë.

Ky është titulli i parë kampion në histori për skuadrën e Deçiqit, që për herë të parë në elitën e futbollit malazez ka debutuar në sezonin 2006-2007.

Për këtë sukses padyshim merita të mëdha kanë edhe futbollistët shqiptar si Robert Gjelaj, Romario Camaj, Ilir Camaj, Pjetër Lulgjuraj, Leon Ujkaj dhe Mario Gjolaj.

Drejtor sportiv është Fatos Beqiraj, i cili përveç kualitetit të jashtëzakonshëm që ka pasur si futbollist, ka treguar se ka një ‘sy të mirë’ edhe për talentët e futbollit.

Kryetar i klubit është shqiptari Pal Dreshaj, i cili ka afruar rreth klubit shumë shqiptarë që ndihmojnë edhe financiarisht.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share