KH “Çairi” në Superligë por nuk ka sallë sportive, luan në stadiume shkollore

Salla ku ne bëjmë stërvitjet, nuk i përmbush kushtet për të luajtur ndeshje evropiane prandaj kërkojmë, përmes trajnerave mundësi për të luatur diku tjetër edhe pse ne jemi nikoqirët, thonë hendbollistet e KH “Çairi” në Happy Day

Kur nuk jemi në vëndin tonë , kemi më shumë stress, por përsëri fitojmë dhe kemi arritur aty ku jemi thotë Hana Miftari, hendbolliste te KH “Çairi” e ftuar në Happy Day

“Përveç energjisë së publikut që na mungon nuk kemi pasur probleme të tjera kur luajmë si mysafir, te ne vajzat nuk ndodhin përleshje si te djemt” thotë Hana Miftari në Happy Day.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vajzat e KH “Çairi” thonë se edhe kur kanë luajtur në Istog, e kanë ndjerë prezencën e publikut.

Lojat janë transmetuar në televizion, prandaj ne e kemi ndjerë energjinë e publikut në sallë, thotë hendbollistja Zana Ramuko. Ajo shton se publiku live ka më shumë efekt por përsëri nuk e humbin motivin dhe cdo herë futen në stadium për të fituar.

“Ne kur kemi luajtur në Istog, është transmetuar loja live dhe kishim përkrahje nga teleshikuesit tanë, ne si lojtare mundoheshim tu japim motiv njëra tjetrës, mirëpo sado që u munduam ishim më të pazëshme përballë 1500 vetave në stadion” thonë hendbollistet e KH “Çairi”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share