23 emigrantë të nisur për në Itali janë zhdukur

Të paktën 23 emigrantë janë zhdukur pasi një varkë u nis nga Tunizia në drejtim të Italisë, ka thënë garda kombëtare e vendit të Afrikës Veriore.

Ajo vendosi njësi lundruese dhe informoi marinën për të ndihmuar në kërkimin e personave të zhdukur, transmeton, Klankosova.tv.

Tunizia është përballur me një fluks njerëzish nga vende të tjera në Afrikë dhe Lindjen e Mesme që përpiqen të shkojnë në Evropë me varka të vogla.

Ajo ka zëvendësuar Libinë si një pikë nisjeje kryesore për njerëzit që përpiqen të arrijnë Perëndimin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share