Mexhiti: Nuk është mirë të bojkotohen zgjedhjet presidenciale! Rreth 10.000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar

Izet Mexhiti nga VLEN tha se rreth 10.000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar në zgjedhjet e 8 majit.

“Kanë lënë punët e tyre, familjet e tyre, janë afër 10.000 të cilët kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin që duhet të ndodhë në politikën shqiptare, pra po frynë era e ndryshimit”, tha mes tjerash Mexhiti.

I pyetur se kë do ta mbështesë opozita shqiptare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Mexhiti tha se qytetarët nuk duhet të bojkotojnë, por të votojnë për atë kandidat për të cilin mendojnë se është mi i miri.

“Edhe për kandidat për president, nuk prejudikojmë, dmth nuk është mirë të bojkotohet, por le ta votojnë kandidatin që mendon secili votues që është më i miri”, theksoi Mexhiti.

Ndryshe, të mërkurën përveç zgjedhjeve parlamentare, mbahet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku në garë janë Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share