PËRGATITJET NË ANTALI
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll të premten në Antali do ta zhvillojë ndeshjen e parë nga dy miqësoret. Në ndeshjen e parë përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut përballet me Moldavinë.
Në Antali, futbollistët mbrëmë kanë zhvilluar seancën e rregullt stervitore e cila ka kaluar në një atmosferë të mirë pune.
Reprezentuesi Tihomir Kostadinov i cili luan në Piast Glivice të Polonisë, thotë se nuk duhet të nënvlerësohen rivalët duke besuar në rezultate pozitive.
“Kemi katër ndeshje miqësore, duhet të përgatitemi mirë për atë që na pret në shtator. Në ndeshjet e fundit kam marrë më shumë minuta dhe jam i kënaqur me atë që kam treguar. Këtu duhet të dëshmohemi dhe më e rëndësishme është të japim maksimumin dhe të jemi të përgatitur për at që na pret. Ky grumbullim ka për qëllim të përgatitetmi taktikisht për sfidat që në presin” – tha Tihomir Kostadinov, futbollist i reprezentacionit.
Kostadinovi respekton kundërshtarët dhe beson për një paraqitje të mirë të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
“Moldavia nuk është një kombëtare për t’u nënvlerësuar dhe nuk ka nevojë për të humbur fjalët për Malin e Zi duke e ditur se me çfarë rosteri të futbollistëve disponon. Gjëja më e rëndësishme është se si do të luajmë dhe si do të përgjgjemi detyrave të seleksionuesit pasi aty është çelsi i suksesit” – tha Tihomir Kostadinov, futbollist i reprezentacionit.
Ndeshja kontrolluese Maqedoni e Veriut – Moldavi luhet të premten me fillim në ora 15:30 në stadiumin “Mardan”. /tvklan.mk/