“Ethet” e karnavalit/ Strumica nën maska dhe atmosferë magjike!

“ETHET” E KARNAVALIT

Karnavali i famshëm i Strumicës ka mbledhur një turmë prej rreth 1500 pjesëmarrës të maskuar, duke sjellë një shfaqje të jashtëzakonshme të kulturës dhe artit ndërkombëtar. Me 48 maska ​​unikale nga vende të ndryshme si Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Turqia, Greqia, Bullgaria dhe vendi pritës, Maqedonia, ky event ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në procesionin e tij të shkëlqyer.

Kryetari I Komunës së Strumicës, në profilin e tij në Facebook ka publikuar pamje nga karnavali duke e pagëzuar “Karnavali i Strumicës, mrekullia e Strumicës”.

Në ceremoninë hapëse, Kostadinov, u nderua me një pllakë dhe medalje nga Federata Evropiane e Qyteteve Karnavale, në shenjë të 30-vjetorit të anëtarësimit të karnavaleve të Strumicës në këtë federatë.

“Është një moment krenarie të udhëheqësh komunën në këtë event të rëndësishëm,” deklaroi Kostadinov, duke shprehur gjithashtu dëshirën që pasardhësit e tij të kenë fatin të marrin të njëjtën nderatë në të ardhmen.

Një juri e përbërë nga ekspertë të fushës ka vlerësuar krijimet më të spikatura të karnavalit, ndërsa publiku ka pasur mundësinë të japë votën e tij nëpërmjet internetit për maskën e preferuar. Maskat fituese në kategori të ndryshme janë shpërblyer me çmime monetare, duke shtuar një element të mëtejshëm konkurrence dhe emocioni në festimet.

Kryetari Kostadinov, i cili mori pjesë në paradën e maskaradës si Napoleon Bonaparti, ka bërë që ky edicion të jetë edhe më i veçantë.

Karnavali i Strumicës ka një traditë shumëvjeçare, kurse është përmendur edhe nga udhëpërshkruesi otoman, Evlija Çelebija në vitin 1670.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share