Me të ashtuquajturin radar nate shqiptohen 30 sanksione për tejkalim të shpejtësisë në territorin e SPB Manastir

Gjatë mbrëmjes së kaluar (08/09.08.2022) në intervalin kohor nga ora 21:00 deri më 02:00 me radar të posaçëm për inçizim në kushte të natës është realizuar kontrollim të intensifikuar aksional në territorin e SPB Manastir për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 30 shoferë të cilëve u janë shqiptuar gjoba adekuate.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share