Pendarovski është politikan pa qëndrim. Fillimisht pohonte se ndryshimi i Kushtetutës paraqet përzierje në punët e brendshme, kurse më pas u pajtua – thonë nga VMRO-DPMNE-ja, duke prezantuar video-materiale nga deklaratat e Pendarovskit.
“Stevo Pendarovski është poltikan pa qëndrim. Qëndrimi i tij është se cfarë do t`i thonë LSDM dhe BDI, për këtë shkak I ndryshon qëndrimet. Madje kur dikush do të mendojë se ka thënë dicka të mençur, ai menjëherë edukohet nga shtabi partiak dhe renditet pas Kovaçevskit dhe Ahmetit” – tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.
Siljanovska është dorë e zgjatur e Mickoskit. Nuk na duhet reprizimi i Ivanovit – kundërpërgjigjen nga LSDM-ja, duke pohuar se me Mickoskin dhe Siljanovskin vendi nuk do të anëtarësohet në BE as për 100 vite.
“Në katër vitet e kaluara Siljanovska vepronte si deputete e DPMNE-së dhe mbështette bllokimet e parlamentit dhe rrugën evropiane të vendit. Narativi i Siljanovskës në Kuvend, është dëshmi se ajo dhe VMRO-DPMNE kultivojnë vetëm vlerat e izolimit. Kaloi koha kur presidenti ishte i dëgjueshmi partiak dhe nuk mund të miratohej asnjë vendim pa telefonuar në Pallatin e Bardhë” – tha Darko Kaevski, LSDM.
Por, pavarësisht retorikës së tensionuar midis dy forcave politike, në terren, një rast dëshmoi të kundërtën.
S`do mend se fushata në prag të zgjedhjeve të dyfishta nuk është në nivelin e duhur, por fotoreporterët kishin kapur momentin e një përshëndetjeje të ngrohtë midis Pendarovskit dhe Siljanovskës. Ngjarja ka ndodhur gjatë Mbrëmjes Komemorative në përkujtim të hebrenjve maqedonas.
Këtë fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook e ka publikuar edhe Presidenti Pendarovski, bashkë me shumë fotografi tjera të ngjarjes. /tvklan.mk/