Java e 22-të në futboll/ Vendimtare se kush do ta kryesojë tabelën Shkupi, Struga TL apo Shkëndija

JAVA E 22-TË NË FUTBOLL

Java e 22-të dhe e fundit në rrethin e dytë të kampionatit 2023/2024 zhvillohet  të mërkurën, ndërsa pas përfundimit do të mësohet edhe orari i ndeshjeve  të rrethit të tretë, kur edhe do të përcaktohet kampioni i ri në futboll.

Shkëndija e cila për momentin mban vendin e tretë me 42 pikë por ka një pikë më pak se vendi i parë, nesër do të luaj ndeshjen vendimtare me në Strumicë me AP Brera. Trajneri i Shkëndisë, Jeton Beqiri tha se jo vetëm në këtë ndeshje, por deri në fund të kampionatit do të luftojnë me të gjitha cilësitë që ka ekipi.

”Unë personalisht nuk e kam shumë të rëndësishme në cilin vend do mbarojmë pas kësaj ndeshje për shkak se ne edhe ashtu duhet të luajmë me gjithë kundërshtarët në rrethin e tretë, kështu që nuk do jepja një rëndësi të veçantë sa i përket renditjes për shkak se vetëm pikët e fituara në ndeshet tona do ti kemi shumë të rëndësishme, tjerat pastaj janë të dorës së dytë” – tha Jeton Beqiri, trajner i KF Shkëndija.

Në kryeqytet do të zhvillohet derbi mes Vardarit dhe Rabotniçkit. Kjo përballje ka rëndësi të veçantë për  mbijetesë sidomos për Vardarin që aktualisht me 21 pikë mbanë pozitën e dhjetë.

Po derbi i qytetit, normalisht duhet të mobilizohemi nëse duam t’ia arrijmë qëllimit. Jemi këtu, akoma kemi mundësi, ka edhe shumë xhiro për tu zhvilluar, Unë besoj në këtë ekip edhe pas kësaj disfate edhe pse është rëndë të humbësh një ndeshje derbi siç ishte kjo ndeshje kundër Shkëndisë”  – tha Gorazd Mihajllov, trajner i KF Vardari.

Në ndeshjet tjera të javës së 22-të, takohen Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P, Voska Sport – Gostivari, Bregallnica – Shkupi dhe Tikveshi – Sileksi. Të gjitha ndeshjet  zhvillohen të mërkurën me fillim në orën 14:00. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share