KRRE: Për 35% ulet çmimi i ngrohjes për objektet afariste!

NGROHJA QENDRORE NË SHKUP

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar një vendim të jashtëzakonshëm për uljen e çmimit të ngrohjes qendrore në Shkup për 35% për afaristët.

Ulja e cmimit vjen si pasojë e harxhimeve të zvogëluara për gazin natyror.

“Ne kemi ndjekur çmimet nëpër bursa dhe duke patur parasysh se me vendimin paraprak shkuam me cmime më të larta, kjo që është realizuar në janar, shkurt dhe mars na jep bazë ta miratojmë vendimin, me qëllim që shkollat, cerdhet e fëmijëve dhe shitoret e vogla, që nuk kishin subvencione, t`ua ulim harxhimet e ngrohjes” – tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Sipas Bislimovskit edhe harxhuesit e mëdhenj të cilët gjatë periudhës së kaluar nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti, do të kenë llogari më të ulëta për rrymën elektrike. Ky vendim, sipas tij, është për shkak të cmimit më të ulët të gazit dhe se nuk bëhet fjalë për fushatë parazgjedhore. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share