SPPSH paralajmëron protestë – Bojçevski: Mos luani me ndjenjat e punonjësve të Shëndetësisë

Sindikata e pavarur e punëtorëve shëndetësorë, stafi teknik administrativ dhe stafi teknik paralajmëruan sot se do të dalin në protesta nëse pagat e tyre nuk përshtaten me pagën minimale. Në konferencë për media, koordinatori nacional i Sindikatës së Pavarur, Bobi Bojçevski, tha se planifikojnë që protesta të mbahet gjatë pauzave, ndërsa objektet shëndetësore publike të mbyllen për tre orë dhe të pranohen vetëm rastet emergjente. Por se çfarë do të zbatohet nga kjo varet se si do të merren vesh këto ditë përfaqësuesit e organizatës sindikale.

”Për të mos luajtur me ndjenjat e punonjësve të shëndetësisë, për të mos u manipuluar edhe një herë, kërkojmë që paga të paguhet në mënyrë korrekte dhe ligjore në përputhje me Ligjin për pagën minimale. Kjo kërkesë e jona është e bazuar dhe në përputhje me Ligjin për pagë minimale”, ka deklaruar Bobi Bojçevski, Koordinator Nacional i Sindikatës së Pavarur.

Nga Sindikata e Pavarur, disa herë kanë protestuar edhe gjatë vitit të kaluar për shkak të anomalive në kontratat kolektive dhe pagave të ulëta. Ndërsa tre ditë më parë, Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, tha se në muajin mars mjekët, stafi teknik ndihmës dhe zyrtarët administrativ do të marrin paga më të larta në përputhje me Ligjin për pagën minimale. Ajo tha se do të ketë një harmonizim të pagës minimale jo vetëm për punëtorët shëndetësorë por edhe për të gjithë të tjerët në sektorin e shëndetësisë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share