Shkup, sërish do të ketë spërkatje kundër mushkonjave

BLETARËT TË MARRIN MASAT E NEVOJSHME PËR MBROJTJEN E BLETËVE

Edhe këtë verë banorët e Shkupit po ballafaqohen me pickime të mushkonjave. Reshjet e shiut dhe rritja e temperaturave kanë krijuar kushte për përshpejtimin e shumimit të insekteve dhe mushkonjave. E nga Qyteti I Shkupit  njoftojnë se po ndërrmerret aksioni I shtatë me rradhë për këtë vit për spërkatjen kundër larvave dhe formave të rritura të mushkonjave. Nga atje njoftojnë qytetarët se me nga kjo e premte do të fillojë dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave, ndërsa me datë 08.08.2022 (e hënë) do të bëhet dezinsektimi kundër formave të rritura të mushkonjave. Spërkatja do të bëhet sipas orarit të mëposhtëm:

spilter

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

–  Dezinsektimi tokësor kundër larvave të mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit do të kryhet më 5 gusht 2022 (e premte), gjatë ditës.

– Dezinsektimi ajror, kundër larvave të mushkonjave, në zonën e qytetit të Shkupit do të kryhet më 6 gusht 2022 (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit.

–  Dezinsektimi tokësor i zonës së qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të bëhet nga data 08.08.2022 (e hënë) deri më 08.11.2022 (e enjte), në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03:00, ditën tjetër.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, i njejti do të kryhet ditën e ardhshme  kur kushtet e motit të jenë të favorshme. Nga Qyteti Shkupit njoftojnë gjithë  bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. Kujtojmë se këtë vit në Shkup për herë të parë kundër mushkonjave është spërkatur në muajin prill./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share