Sulme të reja në Ukrainë, tre viktima

SULME NË UKRAINË

Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në rajone të ndryhme të Ukrainës.Moska ka lëshuar gjatë natës 31 dronë ndërsa mbrojtja e Kievit mundi të shkatërronte vetëm 23 prej tyre.

Rusia ka kryer sulme të reja me dronë në rajonet e Ukrainës, duke  vrarë të paktën tre  persona dhe plagosur tetë të tjerë . Moska lëshoi 31 dronë gjatë natës, por mbrojtja ajërore ukrainase mundi të shkatërronte vetëm 23 prej tyre. Në Odesa 3 viktimat u shkaktuan  nga copëzat e një droni rus që kishin rënë mbi një ndërtesë në zonën bregdetare.

Ndërsa , në qytetin qendror të Dnipros, një dron rus goditi një ndërtesë shumëkatëshe, duke plagosur disa persona ndërsa dyshohet se ka shumë të tjerë të cilët janë nën rrënoja.

sinkron

“Droni goditi një bllok apartamentesh nëntëkatëshe. Kati i tetë dhe i nëntë janë shkatërruar. Kemi informacione për tetë të plagosur. Dy persona janë shtruar në spital. Operacioni i shpëtimit vazhdon. Ndoshta mund të jenë dy persona të bllokuar nën rrënoja.”

Sulmet me dronë rusë vijnë teksa Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan  të miratojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave të Rusisë, duke argumentuar se kjo  do I kushtojë Uashingtonin më e pak sesa pasojat e një fitoreje të mundshmë të Moskës.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share