Skuadra e Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Barcelonës në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës me rezultatin e thellë 4:1.
Ekipi madrilen e nisi mrekullisht ndeshjen pasi në minutën e 7’të shënoi për 1:0 me anë të sulmuesit brazilian, Vinicius Junior, shkruan Indeksonline
Vini shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 10’të për rezultatin 2:0.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski shënoi golin e vetëm për Barçën dhe ishte minuta e 33’të e pjesës së parë.
Në pjesën e parë, sulmuesi brazilian Vini Jr shënoi edhe një gol nga pika e bardhë e penalltisë dhe kompletoi hat-trikun e tij.
Golin e vetëm në pjesën e dytë e shënoi Rodrygo, për t’ia dhënë fitoren Real Madridit me rezultatin e thellë 4:1.
Në minutën e 71’të, Barcelona mbeti me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua Araujo.
Kujtojmë që kjo është hera e 13-të që Real Madrid fiton titullin e Superkupës./Indeksonline/