Botërori 2022 | Kroatët festojnë humbjen në gjysmëfinale

Fishekzjarrët ndriçojnë Zagrebin, tifozët në Doha besojnë te vendi i tretë

Fishekzjarrët ndriçuan qiellin e Zagrebit, teksa mijëra tifozë kroatë festuan ecurinë e kombëtares në Kupën e Botës. Ballkanasit dështuan për të siguruar finalen e madhe në Katar, gjithsesi, tifozët besojnë se një vend i tretë do të ishte një arritje e madhe për skuadrën e teknikut Zlatko Daliç.

“Sigurisht që ndihem i trishtuar sepse humbëm, por gjithsesi jam krenar për djemtë dhe më vjen mirë që ia dolën deri në këtë fazë. Është një sukses i madh dhe shpresoj që të shtunën të fitojmë vendin e tretë”, ka thënë një tifoz kroat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Atmosferë e gëzueshme edhe në Katar, me tifozët që dolën të qeshur nga shkallët e stadiumit ‘Lusail’. Dy golat e talentit Alvarez dhe penalltia e Lionel Messit nuk prishën harmoninë te tifozët ballkanas, që kishin zgjedhur ta mbështesnin nga afër skuadrën kombëtare.

Një panoramë që i shkon përshtat fjalëve të trajnerit Zlatko Daliç, i cili pranoi se Kroacia do të largohet nga Kupa e Botës pa pengje dhe me kokën lart.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share