Lëvizja BESA: Gjinekologjia shndërrohet në kasaphanë – Përgjegjësi e jo arsyetime!

BEQIRI: QYTETARËT E FRIKËSUAR DHE TË TRAUMATIZUAR NGA MOSFUNKSIONIMI I SHËNDETËSISË

Lëvizja BESA ka reaguar për zhvillimet e fundit në Gjinekologjinë e Shkupit. Nga kjo partti thonë se dy rastet e fundit në këtë Spital, ku njëherë gjatë lindjes I është prerë gishti një foshnjës, e në rastin tjetër I është thyer krahu, janë shqetësuese dhe dëshmojnë mosfunksionemin e sistemit të shëndetësisë. Kaltrina Beqiri thekson se këto raste lënë pasoja tek prindërit e rinj dhe në përgjithësi tek qytetarët. Andaj kërkoj që të ketë përgjegjësi për rastet në fjalë e jo arsyetime.

“E me paturpësi, udhëheqësit e klinikës arsyetohen pse kanë ndodhur këto raste, ndërsa nga Ministria kanë thënë vetëm se do i hetojnë me komisione të posaçme. Kjo që ndodh është një veprim tepër anti njerëzor dhe i papërgjegjëshëm nga krerët e të dy institucioneve. Në vend që të tregojnë se ku qëndron problemi dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi, ata flasin për arsyetime dhe procedura. Por për ne arsyet janë të qarta. Puna e papërgjegjshme dhe joprofesionale e udhëheqësve partiak të institucioneve, frikësimi i qytetarëve për të marrë shërbim tek institucionet shëndetësore, për të cilat paguajnë taksa, e për të shkuar në spitalet private për të mbushur xhepat e pronarëve të spitaleve, të cilët janë miq dhe bashkëpunëtor të pushtetit” – tha Kaltrina Beqiri, Departamenti i Shëndetësisë i Lëvizjes BESA. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share