Izraeli pretendon se ka vrarë rreth 8 mijë luftëtarë palestinezë që nga fillimi i luftës

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se forcat e tyre kanë vrarë rreth 8 mijë luftëtarë palestinezë në luftën e Gazës.

Kjo shifër ende nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa zëdhënësi tha se ajo është nxjerrë nga rrëfimet e sulmeve në shënjestër dhe raporteve në fushën e betejës, si dhe nga marrja në pyetje e njerëzve që mbaheshin robër.

Që nga 7 tetori, kur Izraeli nisi sulmet në Gaza, numri total i palestinezëve të vrarë e ka kaluar shifrën 20 mijë e 258, ndërsa të plagosur janë së paku 53 mijë 688.

Sa i përket saktësisë së këtyre shifrave ka pasur zëra që kanë thënë se nuk janë fort të sakta, kjo sipas tyre për shkak se ka të atillë që janë nën rrënoja e që nuk janë numëruar ende.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share