Në seancën e Qeverisë është përcaktuar teksti i Propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët

Propozim-ligji për drejtësi për fëmijët, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë është përcaktuar në mbledhje të Qeverisë.

“Qëllimi  kryesor  i  ligjit, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë, është realizimi  i interesit më të mirë të fëmijës. Me këtë ligj  bëhet  harmonizimi  me  direktivat  e BE-së, që i referohen mbrojtjes procedurale  të  fëmijëve  të  cilët  janë  të  dyshuar  ose  të akuzuar në procedurë penale dhe për përcaktimin e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen  dhe mbrojtjen  e  viktimave të krimit; Mundësohet unifikimi i sistemit të ndihmës juridike për fëmijët në të gjitha dispozitat e Propozim Ligjit; Forcimi i mbrojtjes së fëmijëve viktima dhe dëshmitarë në procedurë penale;  Futja e dispozitave procedurale në lidhje me rrjedhën e procesit gjyqësor  ndaj  fëmijës  dhe shqyrtimit kryesor; Fuqizimi i mekanizmave për parandalimin  e  delikuencës së fëmijëve në nivel lokal dhe qendror, si dhe fuqizimi  institucional,  material dhe funksional i Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës Fëmijërore.

Karakteristikë bazë e Ligjit për drejtësi për fëmijët është vendosja dhe rregullimi    i    drejtësisë    restauruese,    gjegjësisht    procedurave jashtëgjyqësore  për  veprimin  e  fëmijës  që me ligj është parashikuar si vepër penale ose kundërvajtje.

Risi  mjaft  e  rëndësishme  me këtë ligj është rregullimi i së drejtës për dëmshpërblimin  e  fëmijës viktimë. Në bazë të paragrafit 1 të nenit 151 të këtij  ligji,  përcaktohet se me qëllim të dëmshpërblimit të fëmijës i cili është  viktimë ose është i dëmtuar me një veprim që me ligj parashikohet si vepër  penale  e  dhunës  dhe  akteve  të  tjera të dhunës  individuale ose
grupore,  ndahen  mjete  në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri  i  Drejtësisë, pas pranimit paraprakisht të mendimit nga Këshilli Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës Fëmijërore, sjell program vjetor me të cilin i planifikon burimet dhe mënyrën e shpenzimit të mjeteve. ceket në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet në kumtesën e Ministria e Drejtësisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share