Presidenti amerikan Joe Biden tha se beson se është afër një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi.
I pyetur në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë nëse ai beson se një “marrëveshje pengjesh” është afër, presidenti i ShBA-së tha, “Unë besoj se po … po”, dhe kryqëzonte gishtat.
Ka pasur një numër në rritje të raporteve të mediave, për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve të ndërmjetësuar nga Katari që do të çonte në lirimin e pengjeve, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një pauzë disaditore në luftime, kanë thënë raportet, por se sa kohë do të jetë pauza mbetet e paqartë.
Administrata Biden thotë se një nga prioritetet e saj kryesore është sigurimi i lirimit të robërve të mbajtur në Gaza, ku aty përfshihen disa shtetas amerikanë.