Tornado e fuqishme në Misuri, shënohen disa viktima

Pasi një tornado përfshiu Misurin Juglindor të SHBA-së gjatë natës, raportohet se disa njerëz kanë humbur jetën, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vijojnë për të gjetur të mbijetuar. Autoritetet ende nuk kanë mundur që të përcaktojnë saktësisht numrin e viktimave.

Banorët dolën herët në mëngjes për të vëzhguar dëmet dhe gjetën pemë të rrëzuara në makina dhe çati të shkëputura nga shtëpitë. Një banor ju tregoi gazetarëve se u zgjua pikërisht në kohën kur stuhia pushtoi shtëpinë e tij dhe i bëri thirrje familjarëve të tij që të fshiheshin në banjë.

Shkatërrimi vjen pasi një tornado e fuqishme që vazhdon të godasë rajonin, vrau të paktën 30 persona dhe vazhdon akoma të shkaktojë dhjetra tornado.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara që shtrihet nga Teksasi në rajonin e Liqeneve të Madhe mbetet nën ndikimin e stuhive që mund të sjellin tornado.

Ka pasur më shumë se 80 tornado të raportuara që nga 31 Marsi në SHBA./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share