Gjenerali britanik: Ushtria duhet të përgatitet për të luftuar rusët në fushëbetejë

Gjenerali i sapo emëruar i ushtrisë britanike, Sir Patrick Sanders thotë se pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar perspektivën për ushtrinë britanike, e cila duhet të jetë e aftë të luftojë përkrah aleatëve dhe të jetë e gatshme të mposhtë Rusinë në fushën e betejës.

Gjenerali Patrick Sanders tha në një mesazh drejtuar trupave britanike se shkalla e kërcënimit rus “tregon se ne kemi hyrë në një epokë të re pasigurie”. Zyrtari i lartë i ushtrisë britanike nisi detyrën të hënën e kaluar, dhe në ditën e tij të katërt në zyrë shkroi: “Tani ekziston një imperativ i zjarrtë për të krijuar një ushtri të aftë për të luftuar përkrah aleatëve tanë dhe për të mposhtur Rusinë në betejë”.

Gjenerali Sanders, 56 vjeçar, i cili udhëhoqi misionet në Irak dhe Afganistan, u zotua se do të përshpejtonte planet për të modernizuar ushtrinë dhe për t’u vendosur më shpesh jashtë territorit britanik për t’iu përgjigjur më shpejt krizave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

BBC citoi një burim nga ministria e mbrojtjes që shprehej se toni i mesazhit nuk ishte befasues. Burimi tha se të gjitha ushtritë stërviten për të luftuar, por me pushtimin rus të Ukrainës, kërcënimi ka ndryshuar qartazi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share