ANKETË TELEFONIKE ME 1.050 TË ANKETUAR NGA 05 DERI 09 NËNTOR
Nëse javën e ardhshme mbahen zgjedhjet parlamentare, 29.4% e të anketuarve janë prononcuar se nuk do të votojnë për asnjërën parti – percjell KlanM, rezultatet e Anketës së realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë – Shkup.
Sipas rezultateve të publikuara nga ky Institut, 19.5% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, 12.6% për LSDM-në, 5.3% për BDI-në, 4.5% për ASH-në, 3.2% për “Levicën”, 2.4% për Besën, 1.8% për Lëvizjen Demokratike dhe 0.9% për Alternativën.
Në pyetjen tjetër se “Cilit politikan i besoni më shumë?”, sic njofton KlanM, madje 40.5% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk I besojnë asnjërit politikan.
Në këtë listë prinë lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me 16.9%, i ndjekur nga Kryeministri dhe lideri socialdemokrat Dimitar Kovaçevski me 9.1%.
Në vendin e tretë, sic njofton KlanM, renditet Presidenti Pendarovski me 6.1%, para liderit të BDI-së Ali Ahmeti me 5.1% dhe liderit të ASH-së, Arben Taravarit me 4.8%.
Sipas anketës së Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë – Shkup, liderët e opozitës shqiptare, Izet Mexhiti I Lëvizjes Demokratike dhe Bilall Kasami I Besës, kanë besimin e 2.1% dhe 1.9% të të anketuarve.
Në këtë listë renditet edhe lideri I “Levicës”, Dimitar Apasievi, me 4.2%, por edhe ish-Kryeministri Zoran Zaev me 1.5%.
Anketa e Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë – Shkup, sic njofton KlanM, është realizuar në periudhën prej 5 deri më 9 nëntor 2023 përmes telefonit me 1.050 të anketuar, ku sipas tyre, vëmendje u është kushtuar specifikave demografike të popullsisë, si përkatësia etnike, gjinia, vendbanimi dhe njësitë zgjedhore. Kjo anketë është realizuar me mjetet financiare të Institutit. /KlanMacedonia/