Ahmeti: Ne filluam për ta bërë Shqipërinë e Madhe, por politikat ndryshuan

Ali Ahmeti nga fshati Sopot, në Kompleksin Memorial të këtij fshati, tha se kur e kanë filluar veprimtarinë e tyre, qëllimi ka qenë për ta bërë Shqipëri, por politikat më pas ndryshuan. Ai tha se falë pragmatizmit që ata zgjodhën sot gjuha shqipe dhe flamuri shqiptar janë zyrtarë dhe të paprekshëm në këtë shtet.

“Kur e kemi filluar veprimtarinë, e kemi filluar për ta bërë Shqipëri, por politikat ndryshuan dhe ne zgjodhëm pragmatizmin dhe jo fanatizmin. Ne zgjodhëm që shqiptarët në Maqedoni të jenë shtetformues, të jenë zot e ti dalin zot vetes në vendin e vet dhe ky flamur sot është zyrtar dhe i paprekshëm. Këtu është gjaku i qindrave ushtarëve, patriotëve dhe shqiptarëve. Gjuha shqipe është zyrtare dhe e paprekshme.”- tha Ahmeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share