Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken do të diskutojë hapat që Izraeli “mund dhe duhet” të marrë për të minimizuar viktimat civile gjatë vizitës së tij të ardhshme në Tel Aviv.
“Ne do të flasim për hapa konkretë që mund dhe duhet të ndërmerren për të minimizuar dëmin ndaj burrave, grave dhe fëmijëve në Gaza, dhe kjo është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara”, tha Blinken të enjten.
Ndërsa sekretari nuk dha detaje të tjera, ai përsëriti se tema është në agjendën e vizitës. Blinken pritet të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë të qeverisë izraelite, sipas Departamentit të Shtetit.
“Kur shoh një fëmijë palestinez, një djalë apo një vajzë të nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, kjo më godet në zorrë po aq sa të shoh një fëmijë në Izrael apo kudo tjetër. Pra, kjo është diçka që ne kemi detyrim t’i përgjigjemi dhe do ta bëjmë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv
I pyetur nëse Izraeli kishte treguar vetëpërmbajtje në ofensivën e tij në Gaza, Blinken nuk dha një përgjigje po ose jo, dhe në vend të kësaj përsëriti se Izraeli ka të drejtën të mbrojë veten dhe “përgjegjësinë për të bërë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët”.