Profesori universitar, Bashkim Selmani ka kundërshtuar propozimin e ligjit për amnisti, pasi siç thotë ai në Klan Debat, ky ligj, por edhe ligjet e kaluara për amnisti, janë bërë për interesa të caktuara të grupeve politike.
“Të gjitha këto bëhen për interesa të grupacionit të politikës, pasi kur sillet ligji për amnisiti, nuk mund të bëjë seleksionimin e të burgosurve, pa marrë parasysh se cilat janë situatat sepse atëherë ky ligj krijon padrejtësi… Pse duhet t’i ndajmë veprat penale në të rënda dhe të lehta? Ose të amnistohet gjithkush ose askush… Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë..”, tha mes tjerash profesori bashkim Selmani./KlanMacedonia