Kompania u themelua me 4 Shtator, por feston ‘ditëlindjen’ e saj me 27
Gjigandi i teknologjisë GOOGLE feston 25-vjetorin e themelimit. Kompania u themelua më 4 shtator 1998, por feston përvjetorin e saj më 27 shtator.
Në këtë datë të vitit 2005 shënohet edhe fillimi i punës së Google. Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj edhe logoja e Google ka ndryshuar duke u zbukuruar me këtë numër.
Ajo që filloi si një kompani motori kërkimi është shndërruar në një kompani teknologjike shumëkombëshe e cila ofron një gamë të larmishme shërbimesh.
Megjithatë, misioni ka mbetur i pandryshuar, që është të organizojë një larmi informacionesh.
Miliarda njerëz anembanë globit përdorin Google për të kërkuar, punuar dhe luajtur.
Kompania u bashkëthemelua nga Larry Page dhe Sergey Brin dhe tani është një kompani e cila vlen 1 trilion dollarë dhe udhëheqet nga shefi ekzekutiv aktual Sundar Pichai.
Klan News