Dhuna në ndeshjen Shqipëri-Poloni, ndalohen të hyjnë në stadium 5 tifozë

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka vendosur të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit për një periudhë të pakufizuar për 5 tifozë.

Komisioni i Disiplinës thotë se vendimin e mori pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik dhe korrespondencën e Policisë së Shtetit pas akteve të dhunës në ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Njoftimi i FSHF

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Policinë e Shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri – Poloni të zhvilluar më datë 10.09.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE,

vendosi:

1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

– Gerti Lleshi

– Rinor Grajveci

– Edmond Hyseni

– Almir Dubovci

– Berat Maloku

2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

3. Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share