“1.000 DENARËT BËHEN 100.000 DENARË”
Të respektohet ligji për vjetërsimin e borxheve, të përgatitet rregullorja, por edhe procedura penale për përmbaruesit që nuk respektojnë obligimin ligjor, kanë kërkuar qytetarët para Ministrisë së Drejtësisë, në protestën e sotme me moton “Stop për përmbaruesit”.
“Ne të gjithë që jemi këtu organizator jemi të gatshëm të dorëzojmë kallëzime penale për të gjithë përmbaruesit që kontestojnë këtë ligj dhe nuk e respektojnë ligjin që është nënshkruar nga presidenti i shtetit. Të injorosh presidentin e shtetit dhe deputetët që kanë votuar këtë ligj, edhe pse kanë pasur presion të madh të mos e votojnë, megjithatë e votuan këtë ligj në interes të popullit, ashtu duhet të veprojnë dhe të mund të realizohet ky ligj” – tha Samka Ibraimovski, shoqata ”Njeriu mbi fitimet”.
Protestuesit kanë kërkuar që Ministri i Drejtësisë të sigurojë respektimin e ligjit, ta thërrasë Kryetarin e Odës Ekonomike të Përmbaruesve dhe të kërkoj raport. Organizatorët paralajmëruan se nuk do t`i ndërpresin protestat dhe se do të bllokojnë institucione, udhëkryqe, kurse u shprehën se interesime për protesta janë shfaqur edhe në qytete tjera. /KlanMacedonia/