Rexhepi: Do të votoj për shkarkimin e Bekim Salit, por jo edhe për ministrat e tjerë

Deputeti i pavarur Skender Rexhepi paralajmëron se do të votojë për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, por, siç tha, jo edhe për ministrat dhe zëvendësministrat e tjerë, që janë pjesë e Propozimit për rikonstruimin e Qeverisë, për të cilën çështje dje filloi debati në Kuvend.

Rexhepi, i cili pasi e braktisi Alternativën vepron si deputet i pavarur, ai vlerësoi se e keqja më e madhe që u është bërë strukturave të Alternativës është mungesa e vullnetit politik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë do të votoj për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë pa dyshim, pasi e keqja më e madhe që u është bërë strukturave të Alternativës, është mungesa e vullnetit politik. Ministrat e tjerë asnjëherë nuk do t’i votoj për shkarkim”, tha Rexhepi.

Ai paralajmëroi se do të ketë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me të cilin do të bisedojë rreth pikës për hetim ndërkombëtar. Alternativa, siç tha, asnjëherë nuk ka kërkuar nga Qeveria hetim ndërkombëtar për rastet e montuara, që ishin pika kryesore e marrëveshjes për kalicionin qeveritar midis Alternativës dhe LSDM-së. /MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share