SHËNOHET 22 VJETORI I THEMELIMIT TË NJËSISË PËR SHPËRNDARJE TË SHPEJTË
Në Kumanovë, në 22 vjetorin e themelimit të Njësisë për shpërndarje të shpejtë, sic njofton MPB-ja, në praninë e familjeve të pjesëtarve të policisë që humbën jetën gjatë konfliktit të armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, u zbulua pllaka përkujtimore.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, duke rikujtuar ngjarjet e Kumanovës, tha se asnjëherë nuk do të harrohet Maji i kobshëm i vitit 2015, që ndryshoi jetën e familjeve, miqve dhe kolegët e Njësisë Antiterroriste “Tigrat’ dhe Njësisë për shpërndarje të shpejtë.
“Lubisha Arangjelloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Isamedin Osmani, Sasho Samojlovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq, janë heronjtë tanë që dhanë jetën për diçka më të madhe se vet ata. Kjo pllakë përkujtimore le ta çojë mesazhin e respektit të thellë, dashurisë ndaj atdheut, paqës, bashkëjetesës për të gjithë brezat e ardhshëm”, tha Oliver Spasovski.
Ndryshe, gjatë konfliktit të armatosur që nisi më 9 Maj të vitit 2015 e që zgjati më shumë se 20 orë, sipas njoftimeve, jetën e humbën tetë pjesëtarë të policisë së Maqedonisë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Incidenti ndodhi katër muaj pasi lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, nisi me publikimin e të ashtuquajturave “bomba”.
Dy vite pas incidentit të përgjakshëm, 33 pjesëmarrës të sulmit, që ishin akuzuar për “terrorizëm”, morën dënime me burg./KlanMacedonia