Aksidenti në Lepenc / Arrest shtëpiak për 64 vjeçarin nga Shkupi

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale “krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2  e në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 i Kodit Penal, njoftojnë nga Prokuroria, përcjell KlanM.

I dyshuari 64-vjeçar nga Shkupi, siç përcjell KlanM, më 17 qershor, në rrugën kryesore Shkup – Bllacë në drejtim nga jugu në veri, drejtonte veturën e pasagjerëve “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit.

“Kur ka dalë para tunelit të Badarit, ku qarkullimi rregullohet me sinjalistikë të komunikacionit për shkak të punës në rrugë, ka ndërmarrë aksionin e parakalimit të një kolone automjetesh që lëviznin në të njëjtin drejtim. Në momentin e tejkalimit ka pasur kontakt në mes të tij dhe një veture ‘BMW’ me targa të Kosovës, e cila lëvizte si automjeti i tretë në kolonën që i dyshuari po parakalonte. Si pasojë e përplasjes vetura BMW ka dalë nga rruga dhe ka rënë në shtratin e lumit Lepenc, ndërsa vetëm njëri nga pasagjerët ka arritur të dalë nga automjeti dhe trupat e tre të tjerëve janë gjetur të nesërmen, pasi makina ishte nxjerrë nga uji”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Prokurori publik gjatë procedurës hetimore do të ndërmarrë veprime, do të dëgjojë dëshmitarët dhe do të urdhërojë disa ekspertiza për shqyrtimin e plotë të ngjarjes dhe arsyet e kontaktit mes dy veturave.

“Duke marrë parasysh moshën dhe gjendjen shëndetësore të të dyshuarit, por edhe nevojën për sigurinë e tij gjatë procedurës penale, prokurori publik kompetent sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak, si dhe masë shtesë të kujdesit ‘konfiskim i dokumentit të udhëtimit dhe dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalim për dhënien e një të reje”, thonë nga prokurori./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share