Do të luhet në mesin e Shtatorit, por në itali po flitet që tani për derbin Inter – Milan. Me paraqitjen e skuadrave në javën e parë të kampionatit të ri, është rritur interesimi i tifozëve.
Klubi zikaltër si pritës në këtë ndeshje ka njoftuar edhe publikimin e biletave. Të abonuarit sigurisht që do të jenë të parët që do të pajisen me shitjen që do të bëhet vetëm online.
Janë disa kategori biletash dhe tifozësh të cilët do ta kenë të përfcaktuar se kur dhe në cilët sektorë mund të kërkojnë bileta, shitja e të cilave do të përfundojnë me 31 Gusht.
Me çmime nga 49 Euro për tifozët në sektorin e Milan deri në 230 Euro për vendet më të mira në stadium pritet që San Siro të jetë i mbushur më një kapacitet afro 80 mijë shikues.
Tv Klan