Mbi 2600 sportistë nga 77 vende garuan në Stamboll në kanalin midis dy kontinenteve
Me qindra notarë kanë marrë pjesë në garën e kalimit të Ngushticës së Bosforit. Këtë të shtunë ishte edicioni i 35-të këtij eventi të organizuar nga Komiteti Olimpik i Turqisë.
Rreth 2600 notarë nga 77 vende të ndryshme kanë garuar për 6.5 kilometra duke u nisur nga pjesa aziatike e Stambollit për në pjesën europiane.
Për femrat fituese u shpall notarja turke Burcunaz Narin ndërsa për meshkujt notari turk Doğukan Ulaç.
Klan News