Përplasen dy trena, të pakëtn 50 të vdekur e 300 të lënduar në Indi

Të paktën 50 njerëz kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë janë shtruar në spital në Indi, pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në shtetin indian të Odisha, thanë mediat indiane dhe autoritetet lokale, përcjell KlanM.

Treni “Coromandel Express”, që udhëtonte nga Kalkuta në Chennai, doli nga binarët dhe goditi një tren mallrash. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Një përplasje midis dy trenave në gusht 1995 pranë Nju Delhit vrau 358 njerëz në aksidentin më të rëndë hekurudhor të vendit. Më shumë se 12 milionë njerëz transportohen me 14,000 trena çdo ditë në Indi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share