Ohër: Varka me vela rrezikon fundosjen – shpëtohen pesë persona

TRE PUSHUES NGA RMV-ja RREZIKOJNË MBYTJEN NË DET NË GOLEM

Pesë njerëz janë shpëtuar mbrëmë në Liqenin e Ohrit, pasi pronari i një varke me vela kishte humbur kontrollin për shkak të motit të lig – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, njofton KlanM.

Policia e liqenit kishte gjetur varkën e dëmtuar në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Krahas pronarit, në varkë kishte pasur edhe katër persona tjerë.

MPB-ja, sic percjell KlanM, njoftoi se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime.

Ndërkohë, Tre pushuese nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyteshin në det në Golem. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e pushuesve të tjerë, rojes bregdetare dhe policëve të Kavajës që bënë të mundur nxjerrjen e tyre nga deti, percjell KlanM.

48-vjeçarja me iniciale Sh.A. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy pushueset e tjera K.A. 66 vjeçe dhe gruaja e tretë ende e paidentifikuar rreth 60 vjeçe janë në gjendje të rëndë.

Ato ndodhen në Spitalin e Durrësit ku po marrin trajtim mjekësor. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share