31 vjet ARMV – Investim në mbrojtje, investim në sigurinë e vendit!

PENDAROVSKI: QYTETARËT E RMV-së MË TË SIGURTË NËN MBUROJËN E NATO-s

Presidenti dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, në përvjetorin e 31-të të Armatës, theksoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sot janë më të sigurt për shkak të mburojës së sigurisë së NATO-s, njofton KlanM.

Sipas tij, vendi në dhjetë vitete e ardhshme duhet të ndajë 995 milionë euro për modernizimin e Armatës.

Presidenti gjatë fjalimit të tij, bëri thirrje për unitet dhe të tejkalohen dallimet politike.

“Korrupsioni, nepotizmi dhe krimi paraqesin kërcënimin më të madh për sigurinë e vendit. Vlerat tona janë demokracia dhe sundimi I së drejtës. Negociatat për anëtarësim në BE mund vetëm të ndihmojnë në këtë drejtim. Të tejkalohen dallimet politike, të marrim shembull Armatën dhe të bashkohemi për një Maqedoni të Veriut, të sigurtë, stabile, proesperuese dhe evropiane”, tha Pendarovski.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, theksoi se investimi në mbrojtje paraqet investim në sigurinë kombëtare dhe të qytetarëve, kurse këtë vit buxheti për mbrojtjen është 1.85% nga BPV-ja që për 24% është më o madh se viti i kaluar.

“Besimi i ndërsjelltë dhe respekti I qytetarëve ndaj Armatës na inkurajon, por na obligon që në të ardhmen si Qeveri të bëjmë gjithcka që Armata të zhvillohet. Integrimi në strukturat evropiane është në krye të prioriteteve. Para nesh është realizimi edhe I një qëllimi strategjik, anëtarësimi në BE”, tha Kovaçevski.

Sipas Ministres së Mbrojtjes, mirënjohja më e lartë për pjesëtarët e Armatës nuk janë dekoratat por besimi I qytetarëve ndaj forcave të armatosura.

Sipas saj, sic percjell KlanM, RMV-ja është vend i vogël, por me zemër të madhe.

“Këtë e dëshmuan në Turqi dhe Slloveni, duke u ndihmuar popujve tanë miq që të përballen me pasojat e katastrofave natyrore. Mbështetëm edhe popullin ukrainas. I ndihmuam Ukrainës jo se e kishim patjetër, por, për shkak se ishte mënura e vetme të jemi në anën e vërtetë të historisë”, tha Petrovska.

Në këtë solemnitet, sic njofton KlanM, Presidenti Pendarovski, ka dekoruar me medalje pjesëtarë të ARMV-së për pjesëmarrje në operacioni humanitare apo paqësore jashtë vendit, kurse Ministrja Pterovska ndau gradat e eprorëve të avancuar në gradën kolonel. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share